Luiza Gega/ U shpall kampione Europe, ceremoni speciale për atletën rekordmene

Gega e shoqëruar nga ministria e Sportit Evis Kushi dhe trajneri Stërmasi parakalon bi një mjet në bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Më pas pritja e rezervuar në ambientet e Kryeministrisë sipas një protokolli të përpiluar. Në fjalën e tij Kryeministri Edi Rama e vlerësoi lart figurën e Luiza Gegës pikërisht në ceremoninë e nderimit të 33 vjeçares në ambientet e Kryeministrisë.

“Nëse e shohim gjithë rrugëtimin e vrapimin e Luizës deri kur ka zbritur në pistë për ato më pak se 10 minuta që tani i përkasin historisë, ato janë hapa të pafundëm sfilitje, gjaku, lotësh e djerse. Me këto katër fjalë, Luiza i ka dhënë sportit dhe Shqipërisë letra të reja fisnikërie.

Sipërmarrja e saj, marramendëse. Imazhin e një Shqipërie që ia del i dhuroi Luiza Shqipërisë, ia del me kokën lart mes gjithë të tjerëve.”, tha ndër të tjera Kryeministri Rama.

Ndërkohë vetë Luiza u ndal gjatë ndërsa shumicën e kohës ia kushtoi falenderimëve. Më tej ndër të tjera tha:

“Ndihem e nderuar dhe e vlerësuar. Dua të them ato që ndjej. Nuk e kam ndjerë kurrë këtë krenari. Sporti kërkon pasion por mbështetja financiare është e rëndësishme të ecim përpara. Faleminderit kryetarit të bashkisë që ka qenë politikani që ka qenë më afër meje.

Sporti nuk do t’ia dijë për politikë. Ne duam ta bëjmë vendin tonë sa më krenar. Ju falenderoj për anën njerëzore dhe mbështetjen e vazhdueshme. Falenderoj shokët dhe kolegët e mi, Izmirin, Brikenin, Erklandin dhe presidenti i KOKSH. Ka sjellë një frymë të re për sportin shqiptar”, ndër të tjera Luiza Gega

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!