UEFA liston skuadrat, sanksione për Fair Play financiar

Lajmi tronditës u dha nga ‘Times’ me tre ekipe të Serisë A të cilat do të përballen me sanksione nga UEFA. Ky është lajmi i publikuar sot nga ‘TuttoMercatoWeb’.

Një sërë masash ndëshkimore pritet të mbërrijnë në shtator për një total prej 20 klubesh europiane. E gjitha lidhet me Fair Play-in financiar.

Ndër italianët që rrezikojnë janë Interi, Roma dhe Juventusi, me dy të parët që rrezikojnë gjobë dhe kufizime në merkato. Pozicioni i bardhezinjve është edhe më i komplikuar, duke pasur parasysh betejën ligjore që po zhvillohet për Superligën.

Juve dhe Barcelona në fakt refuzojnë një negociatë me UEFA-n për të ulur masën e sanksioneve.


Ndër skuadrat në rrezik sanksioni janë edhe PSG dhe Marseja në Ligue 1, por edhe Barcelona dhe Arsenali, për tejkalimet që lidhen me sezonin 2021-22.

Për tu ditur, UEFA nga viti 2023 do të prezantojë një sistem të ri, me klubet që do të kufizohen në shpenzimet për pagat e lojtarëve, transferimet dhe komisionet e agjentëve, në një përqindje maksimale në raport me të ardhurat e tyre./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!