Napoli e nis me vrull, Juve me ‘Di Maria-Vlahoviç’

Interesant fakti, java e parë e Seria A nuk prodhoi asnjë barazim.

Seria A java e parë, vijoji sot me një goleadë të Napolit në transfertën me Hellas Verona. Shifrat 2-5 për skudrën ku aktivizohet Amir Rrahmani shfaqin potencën e formacionit të Spaletit ndërsa sikundër edicionin e kaluar e nis vrullshëm

Po sot në fushë edhe ‘Zonja e Vjetër’. Në 20:45 nisi Juventus-Sasuolo në ‘Allianz Stadium’ me risinë e debutimit të Di Marias dhe Bremer. Përgjatë gjithë takimit Juventus shkëlqeu duke shënuar tre gola e marrë tri pikë për kreun.

Ndërkohë Angel Di Maria debuton si një kampion i madh. Goli i i parë u shënua nga argjentinasi i cili dha dhe një asist. Sulmuesi Vlahoviç dyfishoi me penallti ndërsa në pjesën e dytë realizoi edhe të tretin. 3-0 final /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!