Milan tregon fuqi, në start ecën dhe Inter

Milan-Udineze dhe sampdoria-Atalanta hapën Serinë A sot në 18:30. Të dyja skuadrat pretendente për të fituar ia arritën qëllimit. Milan kaloi 4-2 ndërsa bergamaskëit u imponuan për 0-2.

Në mbrëmje 20:45:

Romelu Lukaku rikthehet në maksimum te Inter ndërsa shënoi që në minutën e 2′. Debutuesit puljezë të Leçes barazuan sapo filloi pjesa e dytë me autor Çesai.

Në fund kur Inter dukej i dorëzuar shfaqet Dumfries, i cili arriti të shënojë nga afërsia pas asistimit të Lautaro Martinez për fitoren e zikaltërve 1-2.

Monza e pa vetën në vështirësi në debutimin absolut në Seria A. Skaudara e Berluskonit dhe galianit shkoi në 0-2 me Torinon por në fund gjeti golin e nderit në të 94′ me deni Motën për 1-2 final.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!