PSG heq dorë nga Shkrinjar, preferon Simakan nga RB

Milan Shkrinjar dhe PSG duket se kanë mbyllur pa nisur. Thashethemet e mēdha të verës mund të kenë një fund surprizë, duke zgjidhur nevojat e parisienëve e dhënë kënaqesi tifozëve të Interit,.
Gjithmonë të shqetësuar për humbjen e një prej idhujve të tyre si mbrojtësi sllovak. Te PSG janë të bindur se një palë e tretë është gati të zgjidhë ngërçin.
Jo një ndërmjetës, por një mbrojtës-plan B i pëlqyer nga Galtier: Mohamed Simakan i Lajpcig, një klub me të cilin parisienët kanë marrëdhënie tëmira.
Francezi i ardhur në Gjermani nga Strasburgu për 15 milionë euro, vlerësohet nga Red Bull rreth 40 milionë euro, shifër që merr parasysh moshën dhe potencialin e sportistit (22 vjeç), përvojën e grumbulluar në Bundesligë.