Ramsei nderon ‘Peçon’ te Nicë

Surprizon me humbjen në shtëpi Renë, Lilë trimfon ndaj debutueses Okser, Marsejë…
Ish-Juve Aron Ramsei i ruajti ‘nderin’ skuadrës së Nicës me të cilën në prekjen e parë të topit shënoi një supergol.
Ndaj Tuluzës në udhëtim, skuadra e Nicës e cila në staf ka dhe shqiptarin Arjan Peço (ndihmës i Favre) ishte duke humbur 1-0 por menjëherë uellsiani shënoi golin 1-1 i cili mbeti i pandyshuar deri në fund.
Uellsiani 31 vjeçar komentoi në fund të ndeshjes: “Jam i emocionuar që luaj në Ligue 1, është një ndeshje atletike, teknike dhe e shpejtë. Shpresoj që unë mund të bëj pjesën time”, tha Ramsei.
Ndeshjet sot:
Tuluzë- Nicë 1-1
Lilë- Okser 4-1
Anxhers- Nantë 0-0
Montpelje- Trojes 3-2
Lens -Brest 3-2
Renë-Lorient 0-1
Marsejë- Remis 20:45
Të luajtura:
Lion-Axhaksio 2-1 (5 gusht)
Strasburg- Monako 1-2 (dje)
Kleremont-PSG 0-5 (dje) /Sportiim.al/