Isko te Sevilja, Lopetegui e mirëpret

sportiim2

30 vjeçari nuk u përfill nga Zidan e Ançeloti, një tjetër ish teknik e merr te skuadra.

Isko rikthehet në Andaluzi. Mesfushori i njohur u largua nga “Los Blancos” si lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me klubin që vitet e fundit nuk i dha shumë hapësirë. Pas 9 edicionëve Isko ikën nga ‘galaktikët’ me të cilët i fitoi të gjithë trofetë e mundur.

Për 30 vjeçarin pati interes të madh nga klube të Seria A por dhe nga Premier League. Isko nënshkruan me Seviljen aty ku do të takohet me ish trajnerin te Reali Lopetegui..

Sevilja ka bërë publik lajmin në “Twitter”.

?>