Mesi shpik magjinë e radhës, dy gola Kleremont

Argëtohet publiku në “Gabriel Mondpied”, “Pleshti” realizon një perlë me shpinë nga porta dhe finalizon një asist të Nejmar.

PSG nuk mund ta niste ndryshe kampionatin. Fitore me ‘manita’ ndaj Klermont Fut në një ndeshje pa shumë histori.

Nejmar, Hakimi, Markinjos dhe Mesi (2) janë autorët e pesë golave të parë të kampionëve në fuqi për këtë sezon që i dhanë dhe fitoren e padiskutueshme parisienëve. Këta të fundit e nisin tek e lanë si kampionë e favoritë për të rrëmbyer sërish titullin e Ligue 1.

Ndërsa në sfidën e luajtur më herët Monako fitoi ndaj Strasburgut në transfertë me shifrat 1-2 me golat e Diata dhe Diop./S. Gjidija/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!