Shmajkell surprizon me kalimin te Nicë

Danezi do të mbrojë portën ku figuron asistent trajner Arjan Peço

Duket paradoksale por danezi Kasper Shmajkell është transferuar zyrtarisht në Ligue 1. Portieri i kombëtares së Danimarkës prej 11 sezonëve në Angli te Lieçester nënshkroi për tre edicione në Ligue 1 me Nicën.

I biri i Piter Shmajkëllit të famshëm, fitoi Premier League (2016), Kupën e Ligës (2014), FA Cup (2021) dhe Superkupës e Anglisë (2021).

Ndërkohë në prezantim, Shajkell 35 vjeçar, ka mbajtur kokën ‘prapa’ teksa gjatë prezantimit si portier i Nicë foli për të shkuarën te ‘Dhelprat’.

Pas njëmbëdhjetë sezonesh të pabesueshme, mora vendimin e vështirë për t’u larguar nga Leiçesteri.Për mua ishte më shumë se një klub, një vend ku bëra miq dhe gjeta kujtime për jetën. Leiçester Siti ishte shtëpia ime. Njëmbëdhjetë sezone të veçanta nga njerëzit në prapaskenë, nga ata në fushë pranë meje dhe nga tifozët.

Mbështetja juaj ka qenë e jashtëzakonshme, ju jam shumë mirënjohës secilit prej jush. Faleminderit, shihemi së shpejti”,-tha portieri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!