Erzeni shton radhët, vjen Iljazi

Një mbrojtës shqiptar i Maqedonisë së Veriut i bashkohet skuadrës së teknikut Xhevahir Kapllani.

Një tjetër përforcim te Erzeni i Shijakut. Këtë radhë me skuadrën që u ngjit në Superiore në fund të edicionit të kaluar është bashkuar ish-mbrojtësi i Shkupit Ardit Iljazi.

Mbrojtësi 22-vjeçar do të luajë për herë të parë në Shqipëri, ndërsa më parë ka qenë pjesë e Gostivarit dhe Shkupit në kampionatin fqinj.

Futbollisti u bashkua me skuadrën e Shkupit në 2019-ën, ndërsa luajti me kampionët e Maqedonisë së Veriut deri këtë verë kur i përfundoi kontrata.

Iljazi vjen te Erzeni me parametra zero duke u bërë lojtari i 13-të te skuadra debutuese e këtij sezoni që nis më 20 gusht.

Të afruarit te Erzeni:
Dashamir Xhika, Gëzim Krasniqi, Klevis Hasanbelli, Ardit Peposhi, Fernando Armando dos Santos, Adnard Mehmeti, Enbija Shehu, Progon Maloku, Drilon Kryeziu, Amir Kahrimanoviç, Elis Doksani, Abjel Bejzade,Ardit Iljazi;/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!