Egnatia sillet si favorite, fiton testin me Teutën

Miqësore në Pogradec: Teuta- Egnatia 0-1 (Fernando 91′ pen)

Dy skuadrat fqinje të Shqipërisë së mesme Teuta dhe Egnatia përpara se të nisin kampionatin kanë zhvilluar sot në Pogradec një ndeshje testuese.

Miqësorja me aromë Superlige përfundoi në shifrat 1-0 në favor të rrogozhinasve të cilët shënuan në minutën e 91′-të me 11-metërshin e kthyer në gol nga Fernando Medeiros i cili realzoi në stilin “Panenka”.

Formacionet titullare të përzgjedhura nga teknikët Renato Arapi dhe Edlir Tetova ishin këto:

Teuta: Qirko, Idrizaj, Qaqi, Jazxhi, Kotobelli, Beqja, Çejku, E.Vila, Gruda, L.Vila, Hebaj. Tr: E. Tetova.

Egnatia: Sherri, Fangaj, Atanda, Kacbufi, Musta, Hamzat, Zejnullai, Medeiros, Delarxh, Camaj. Tr: R. Arapi.

Përgatitit: Sara Gjidija

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!