Milan thyen Marsejën, Junajtid ngec me Vajekanon

Miqësore: Marsejë- Milan 0-2; Mançester Junajtid- Vajekano 1-1

Në miqësoret e zhvilluara ditën e sotme, kampionët e Italisë kan fituar përballë francezëve të Marsejës në shifrat 2-0 ndërsa anglezët e Mançester Junajtid nuk kanë shkuar më shumë se një barazim.

2 golat për kuqezinjtë u shënuan nga Mesias dhe Zhiru, të dy në pjesën e parë teksa Milan kreu plot 10 zëvendësime gjatë sfidës duke lënë pa aktivizuar vetëm 3 lojtarë.

Edhe Mançester Junajtid zbriti sot në fushë së bashku me Kristiano Ronaldon në miqësoren me spanjollët e Rajo Vajekanos.

“Djajtë e kuq” marrin vetëm një barazim 1-1 me golin e Traores në minutën e 48′-të që barazohet nga Garsia në minutën e 57′-të.

Milan konfirmon se po kalon një formë të mirë pas kurorëzimit kampion, ndërsa Junajtid has sërish vështirësi edhe pse me Ronaldon në krye të sulmit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!