Testi në Pogradec, derbi pa fitues

Partizani-Dinamo 1-1

Ish sulmuesi i Korabit debuton me gol për Dinamon, përgjigjet një tjetër ish i Tiranës (Hoti) teksa barazon në 1-1 final.

Nuk ka fitues në derbin miqësor mes Partizanit dhe Dinamos. Ndeshja testuese e luajtur në “Gjorgji Kyçyku” të Pogradecit përfundoi në shifrat 1-1.

Dinamovitët shënuan të parët që në minutën e 13′-të nëpërmjet Taulant Markut, ndërsa Partizani duhet të presë pjesën e dytë për golin e barazimit. Engjëll Hoti realizon një gol mjaft të bukur për të kuqtë të cilët vendosin baraspeshën në minutën e 65′-të.

Nëse barazimi është një tregues i mirë për blutë e kryeqytetit të cilët sezonin e ardhshëm do të luajnë një kategori më poshtë, e kundërta ndodh për Partizanin që ngec sërish pas eleminimit nga Conference Leauge ne këtë vigjilje të sezonit të ri futbollistik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!