Kukësi, testi i radhës me Tuzlaspor, anglezi Ndukvu…

Prej ditësh skuadra e Kukësit po kryen seancat përgatitore në Turqi. Pasi luajti dhe humbi me ekipin “shqiptar” të Istanbulsporit, prioritet ka marrë veç seanvae dhe testi i dytë me Tuzlaspor. Te kampi i tyre ka disa afrime që sipas klubit janë në provë.

Postimi:

“Ekipi ka zhvilluar ndeshjen e parë miqësore e parë në Turqi kundër Istanbulspor, ndeshje e cila u mbyll me rezultatin 1-0 në favor të vendasve. Goli i shënuar në minutën e 15 nga Ibrahim Yilmaz ka mjaftuar në këtë miqësore të parë.

Në pjesën e dytë, trajneri Gega i ka dhënë mundësi edhe lojtarëve të tjerë duke i aktivizuar ndërkohë që rrjetat kanë mbetur të paprekura. Formacioni: Tafas, Haxhiu, Isic, Ilievski, Ndreca, Gj. Taipi, Kote, Moraes, Baša, Berisha, Zivković. U aktivizuan: Collari, Sula, Peposhi, Bytyci, Hasaj, Leyton, Ebert, Domi, Xheka, Daci.Ndeshja e radhes per ekipin tone luhet ndaj Tuzlaspor ne daten 4 Gusht”,Kukësi në Facebook.

Ndërkaq bie në sy aktivizimi i anglezit 23-vjeçar Lejton Ndukvu, i cili u aktivizua dhe u pa nga afër në këtë miqësore.

Ai luan si mesfushor i avancuar nga të dy krahët, si edhe në qendër pas sulmuesve.

Nëse Gega e kalon në testin e 4 gushtit do të thotë se futbollisti anglez mund të jetë goditja e madhe e verilindorëve. Për tu parë…/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!