Kulibali i bashkohet Çelsit, Napolin …në zemër

Mbrojtësi mesazh Napolit: “Faleminderit, do t’ju mbaj përgjithmonë në zemrën time.”

Kalidou Kulibali është një lojtar i ri i Çelsit në Premier League. Mbrojtësi sipas mediave italiane ka nënshkruar kontratën që do ta lidhë atë me blutë e Londrës për katër sezonet e ardhshme.

Partneri i Amir Rrahmanit te Napoli po fluturon për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do t’i bashkohet bashkëlojtarëve të rinj në tërheqjen parasezonale. Pritet vetëm njoftimi zyrtar i klubit anglez. Kështu Koulibaly përshëndet Napolin pas tetë sezonesh si një protagonist absolut: rreth 40 milionë euro shkojnë për klubin De Laurentiis për kartonin e tij.

Kulibali mbërriti në Londër të mërkurën në mbrëmje, iu nënshtrua ekzaminimeve të zakonshme mjekësore teksa në orët e vona të së premtes u nis në një fluturim për në Los Anxhelës, ku do ti bashkohet skuadrës së re.

Senegalezi 31 vjeçar që nga 2014-ta te Napoli, ka firmosur me Çelsin një kontratë deri në vitin 2026 me vlerë 10 milionë neto në sezon. Kjo është goditja e dytë e transferimeve të skuadrës së Tuhel pas Rahim Sterling. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!