Eriksen zyratisht te Junajtid

Danezi i cili pësoi një atak kardiak gjatë Danimarkë-Finlandë në ‘Euro 2020’ vijon karrierën në Ishull. Këtë herë nis ciklin 3 vjeçar te ekipi i Ten Hag në Premier League.

Mançester Junajtid ka zyrtarizuar kontratën me mesfushorin danez, Kristian Eriksen. Lojtari i bashkohet skuadrës si futbollist i lirë.

Eriksen ka luajtur më parë për Ajaksin, Totenhemin, Interin dhe së fundmi Brentfordin. 30-vjeçari ka firmosur me “Djajtë e Kuq” një kontratë 3-vjeçare.

“Unë vazhdoj të kem shumë ambicie për të luajtur. E di se mund të arrij shumë dhe kjo është skuadra e duhur për të vijuar karrierën time. Mançester Junajtid është një super ekip dhe me zor pres të luaj për të”, është shprehur lojtari.

Eriksen është afrimi i dytë i Mançester Junajtid me Ten Hag në krye pas firmosjes me Tyrel Malacian të ardhur nga Fejnord i Eredivisie./Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!