Kastrioti lëviz në merkato, e nis me…rini

Një ndër skuadrat më pak aktive të merkatos deri në këto momente, Kastrioti, ka prezantuar sot dy lojtarët e parë që do t’i bashkohen skuadrës për sezonin e ardhshëm.

Bëhet fjalë për Kevin Aliaj dhe Zejsar Arapi.
Aliaj mbulon pozicionin e mesfushorit anësor dhe vjen nga Belgjika. Më parë ka luajtur edhe me ekipin e Bylisit. Ka firmosur deri në 2024.

Ndërsa Arapi luan si sulmues anësor dhe ka eksperiencë ne skuadra gjermane si Nurenberg apo Ofënbah. Kontrata e re e mban të lidhur me krutanët deri në vitin 2025.

Kujtojmë që nga krutanët janë larguar pas përfundimit të sezonit lojtarë me peshë si Kaina, Husein, Basha, Neziri, Okebuku, Greca . Në kushtet e reja klubi pritet të punojë fort në këtë merkato për të plotësuar boshllëqet./Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!