Pogba kryen procedurat, Juve e pret si hero

Pas 6 sezonëve te Mançester Junajtid, kampioni i Botës me Francën rikthehet te Juventus.

Pol Pogba ka mbërritur në J Medical për t’iu nënshtruar ekzaminimeve të zakonshme mjekësore. Shumë dashuri për francezin pas mbërritjes së tij, me tifozë të shumtë bardhezijn që thirrën mesfushorin francez me shumë brohoritje.

Ish mesfushori i Junajtid udhëtoi që të premten drejt Torinos ndërsa së bashku me Di Marian dhe partneret e tyre darkuan së bashku.

Për 29 vjeçarin rezulton një kthim te Juve pasi më herët në 2013-2017 ishte pjesë e bardhezinjëve./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!