Vjen zyrtarizimi, Origi i Milanit

Divok Origi është zyrtarisht lojtar i Milanit. Belgu ka nënshkruar kontratën me kampionët e Italisë deri më 30 qershor 2026.

27- vjeçari përfundoi aventurën me skuadrën e Liverpulit dhe i bashkohet Milanit me parametra zero.

Origi është pjesë e organikës së kombëtares belge me fanellën e së cilës ka arritur të shënojë 3 herë, përfshirë këtu edhe golin në Botërorin e Brazilit 2014.

Kjo është një nga goditjet e mëdha të kësaj merkatoje për skuadrën e Milanit e cila ka si objektiv kryesor mbrojtjen e titullit kampion dhe suksesin në ndeshjet europiane të Champions League./Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!