Kukësi mbërthen Taipin, Tirana zyrtarizon Demirin

Tirana zyrtarizon Besir Demirin e ardhur nga Struga ndërsa Kukësi rinovon me lojtarin më të mirë të edicionit të kaluar Shqipërim Taipi. Po ashtu verilindorët kanë rinovuar edhe për një vit me mbrojtësin Redon Dragoshi.

Njoftimi për Taipin

“FK Kukësi njofton se ka arritur marrëveshjen me kapitenin Gjelbrim Taipi për të rinovuar kontratën edhe për 2 sezone të tjera. Mesfushori nga Tërnoci, ka firmosur sot kontratën e re e cila skadon në verën e vitit 2024, duke zgjatur në këtë mënyrë bashkëpunimin.

Taipi u bashkua me Kukësin në sezonin 2020-2021 duke qenë ndër futbollistët më të rëndësishëm në ekip dhe njëkohësisht duke marrë edhe shiritin e kapitenit. Klubi i Kukësit i uron suksese kapitenit Gjelbrim Taipi”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!