Moraesh, lojtari i ri i Kukësit

Agnaldo Moraesh nga Kastrioti te Skënderbeu dhe tani te Kukësi. Ky është destinacioni i mesfushorit 28 vjeçar brazilian të cilin klubi verilindor e ka zyrtarizuar si blerjen më të re të tij.

Njoftimi i Kukësit:

“Futboll Klub Kukesi njofton se mesfushori brazilian Agnaldo Moraes është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Mesfushori 28-vjeçar ka firmosur me klubin një kontratë 2 vjeçare, duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër.

Moraes është një futbollist që e njeh mirë kampionatin shqiptar, pasi sezonin e fundit ishte pjesë e Skënderbeut ndërkohë që ka luajtur edhe me Kastriotin në Superiore. Në të shkuarën, ka qenë pjesë e ekipeve si RoPs, Molde e Vila Nova.

Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje futbollistit Moraes dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë. Bem vindo Moraes Junior.

“Fillimisht dua të them që jam shumë i lumtur për këtë aventurë të re dhe që firmosa me Kukësin për dy sezonet e ardhshme. Shpresoj që të ndihmoj skuadrën për të arritur objektivat që kemi dhe të bëjmë të lumtur tifozët tonë”, u shpreh Moraes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!