Karvalho zyrtarizohet te Liverpul

Liverpul i Jurgen Klop zyrtarizon portugezin 19 vjeçar Fabio Karvalho.

Pjesë e Fulham, portugezi i parapëlqyer nga gjermani i pankinës së “The Reds”, kaloi te nënkampionët e Anglisë ndërsa iu ka kushtuar drejtuesve të të kuq afro 10 milionë euro.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi anglez nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku tregohet gjithashtu se lojtari do të mbajë veshur fanellën me numër 28-të.

Njoftimi:

Fabio Carvalho është prezantuar sot zyrtarisht si lojtar i Liverpoolit pasi përfundoi lëvizjen e tij në Qendrën Stërvitore AXA.

Portugezi U21 u bashkua me Reds më 1 korrik pas një sezoni përparimtar 2021/22, gjatë së cilës ai ishte një figurë kyçe në promovimin e Fulhamit përsëri në ligën më të mirë”, thuhet në njoftim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!