Vllaznia zyrtarizon Markun

Mes dilemave të mbrëmjes së djeshme për të ratifikuar disa detaje të kontratës, sot Vllaznia dhe Herald Marku, kanë arritur të nënshkruajnë. Mesfushori 26-vjeçar ka firmosur një kontratë 1-vjeçare me opsion edhe me një tjetër me kuqeblutë.

Lajmin e ka bërë vetë publik klubi verior i cili sot merr rrugën drejt Austrisë për tu përgatitur para se të ndeshet me rumunët e Universitatea Krajovë në turin e dytë të CL.

Postimi:

“KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e akordit me futbollistin Herald Marku. Mesfushori shkodran rikthehet nê skuadrën tonê sërish duke firmosur një kontratë njëvjeçare, me të drejtë zgjatje edhe për një vit tjetër.
KF Vllaznia i uron Heraldit një përfaqësim sa më dinjitoz të fanellës kuqeblu dhe të gjithë sëbashku të përjetojmë të tjera emocione suksesesh.
Mirë se erdhe në shtëpinë tënde Herald Marku!”/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!