Marku te Vllaznia, Miloti drejtor

Aulon Miloti gradohet Drejtor Sportiv te Vllaznia, skuadra pret Herald Markun.

Zhvillime te Vllaznia. Pasi ka afruar disa lojtarë si Boshnjaku, Shehu, Kaina, Vulaj, Juriç, shkodranët përpara se të nisen të mërkurën për fazë drejt Austrisë, kanë ndërmend të rikthejnë në grup në formë përforcimi edhe Herald Markun.

Mesfushori u largua nga shkodranët verën e kaluar por te Partizani shtatlarti shpesh u pa si lojtarë i stolit duke bërë që mes palëve të nisë krisja.

Në fakt në Shkodër shprehen se Marku do të firmosë sërish për skuadrën e Mirel Josës me argumentin se lojtari 26 vjeçar është larguar nga Partizani dhe po udhëton drejt qytetit verior.

Intersant fakti i shfaqejs së Herald Markut dhe Dajan Shehut në tribunën e ‘Air Albania Stadium’ në 31 maj teksa luhej finalja e Kupës Vllaznia- Laçi.

Elbasanasi aktivizohej te Skënderbeu ndërsa Marku te Partizani. Të dy bënin tifo për Vllazninë…/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!