U17/ Bulku: Forcojmë grupin para Europianit

Kombëtarja shqiptare U-17 zhvilloi gjatë javës së kaluar dy ndeshje miqësore ndaj bashkëmoshatarëve të Kosovës, teksa ia doli të fitonte vëllazëroren e parë ndërsa barazoi në të dytën. Ervin Bulku, trajneri i ekipit kuqezi kishte grumbulluar 24 lojtarë për këto ndeshje që u zhvilluan në impiantin e ri sportiv “Kukës Arena”, duke pasur mundësinë të shikojë nga afër cilësitë e tyre. Skuadra kuqezi ka zhvilluar disa seleksionime, grumbullime e miqësore përgjatë këtij viti, për t’u përgatitur mirë për eliminatoret e Kampionatit Europian të muajit shtator, ku Shqipëria është shortuar në të grupin 7, së bashku me Kroacinë, Suedinë e Uellsin.

Në një prononcim për fshf.org, trajneri Ervin Bulku flet për dy miqësoret ndaj Kosovës, duke u shprehur se nuk është shumë i kënaqur nga paraqitja e disa lojtarëve, pavarësisht fitores dhe barazimit. Bulku thekson se pjesa më e madhe e lojtarëve të grumbulluar janë tashmë të evidentuar prej kohësh dhe do të jenë ata që do të përfaqësojnë Shqipërinë në turneun zyrtar, ndërsa flet edhe për futbollistët cilësorë që prodhohen në kampionatin vendas e që më pas transferohen jashtë Shqipërisë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!