Prezantohet Deliu, Liepaja në Letoni…

Ardit Deliu në një postim në profilin e tij në ‘Facebook’, zbardh gjithë prezantimin e tij te Liepaja në Letoni.

Kavajasi ka marrë numrin 10-të, një bluzë e rëndë për një skuadër futbolli ndërsa ish mesfushori i Laçit do kërkojë titullin kampion me skuadrën letoneze e cila është ekip elite në kampinatin e vendit të tij.

Me bluzën me numër 21, Ardit Deliu shkëlqeu te bardhezinjtë për 4 sezone ndërsa së bashku me Lushkjen dhe Shehun dirigjuan gjithnjë ofensivën e skuadrës kurbinase.

Më parë ai ka luajtur në Kroaci me RNK Split dhe me Hajduk Split II. Kjo është aventura e dytë për kavajasin jashtë vendit.

Zyrtarizmin e ka bërë publik edhe klubi cili shkruan:

Zyrtarisht: Ardit Deliu në FK Liepāja! Mesfushori shqiptar, i cili sezonin e kaluar ishte te KF Laci. Gëzohemi që e shohim Arditin te Liepaja!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!