Xhixha nuk mjafton, Tirana humb testin…

Kampionët e Tiranës në përgatitoren turke kanë luajtur sot ndeshjen e parë testuese përpara se skuadra bardheblu të luajë zyrtaren e turit të parë në Champions ndaj Dundelanzh.

Përballë Dinamo-Auto të Tiraspolit fillimisht shënoi Xhixha ndërsa më pas moldavër shënuan dy gola për 1-2 final.

Postimi i Tiranës:

‘Është zhvilluar sot ndeshja miqësore mes KF Tirana-Dinamo-Auto Tiraspol. Takimi përfundoi në rezultatin 1-2. I pari që shënoi në fushën e lojës ishte Redon Xhixha i cili tundi rrjetën e kundërshtarit në minutën e 48’. Nga minuta e 60’ trajneri Shehi vendosi të kryente rrotacion në skuadër duke nxjerrë në fushë të gjithë lojtarët e rinj për ti ofruar atyre minutazhin e nevojshëm’.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!