‘Bum Kukësi’/ Vijnë Kote, Ileski dhe Zhivkoviç

Kukësi ka nisur konfigurimin e grupit që do të ketë në dispozicion trajneri Skënder Gega.

Vetëm sot nga klubi verilindor ka 3 lëvizje. E para lidhet me nënshkrimin e kontratës për dy vite me 23 vjeçarin Kristi Kote që mbylli me Partizanin.

Dy të tjerët janë sërish kontrata me futbollist të rinj.

Njoftimet e klubit rast pas rasti:

Kote:

Futboll Klub Kukësi njofton se mesfushori Kristi Kote është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Mesfushori 23-vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin një kontratë 2 vjeçare, duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër.

Ileski:

Futboll Klub Kukesi njofton se mbrojtësi maqedonas Antonio Ilieski është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Mbrojtësi 25-vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin një kontratë 2 vjeçare, duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër.

Zhivkoviç:

Futboll Klub Kukesi njofton se sulmuesi kroat Ante Živković është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Sulmuesi 29-vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin një kontratë 2 vjeçare, duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!