Krymi zyrtarisht “bjellorus”, Feizhao e ndjek

Shahtjor Soligorsk ka prezantuar sot dy futbollistë që edicionin e kaluar ishin pjesë e Superiores. Ardit Krymi dhe Vitor Feizhao janë zyrtarizuar te kampionët e Bjellorusisë.

Ishte vetë klubi bjellorus i cili njoftoi në profiline tij zyrtar.

Mesfushori Ardit Krymi, ndër më të dalluarit te Vllaznia vitet e fundit do të provojë eksperiencën e parë jashtë vendit. Shkatërruesi’ ka firmosur për 2.5 vite.

Sakaq Vitor Feizhao shkon i huazuar te Shahtjor deri në fund të sezonit. Kukësi e njoftoi nga ana e tij lëvizjen ndërsa përfiton 50 mijë euro.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!