Partizani afron sulmuesin maqedonas

Nëse kalon Saburtalon e Gjeorgjigjë, skuada e Mehmetit, gjën Steauan e Bukureshtit së fundi me emër të ri FCSB.

E ndërsa ka filluar përgatitjet në Slloveni për të qënë gati për takimin e parë të Conference League me Saburtalo, Partizani sot ka prezantuar një sulmues nga Maqedonia e Veriut.

Bëhët fjalë për Matej Cvetanoskin sulmuesin 24 vjeçar i cili pritet të bashkohet grupit të kuq në Slloveni.

Njoftimi:

FK Partizani me kënaqësi njofton arritjen e marrëveshjes me Matej Cvetanoskin. Sulmuesi 24 vjeçar nga Maqedonia e Veriut ka nënshkruar sot me të kuqtë një kontratë një vjeçare, me opsion rinovimi edhe për sezonin e ardhshëm. Cvetanoski do ti bashkohet menjëherë skuadrës në Slloveni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!