Mala qëndron te Vllaznia, Lushkja 3 vite në Rrogozhinë, Bakajoko…

Vllaznia:

Vllaznia mban anësorin Esat Mala. Ishte folur për një largim të mundëshëm të tij por sot klubi njoftoi zgjatjen e kontratës.

Njoftimi:

𝐊𝐅 𝐕𝐥𝐥𝐚𝐳𝐧𝐢𝐚 𝐛ë𝐧 𝐭ë 𝐝𝐢𝐭𝐮𝐫 𝐬𝐞 𝐤𝐚 𝐚𝐫𝐫𝐢𝐭𝐮𝐫 𝐦𝐚𝐫𝐫ë𝐯𝐞𝐬𝐡𝐣𝐞𝐧 𝐩ë𝐫 𝐫𝐢𝐧𝐨𝐯𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐤𝐨𝐧𝐭𝐫𝐚𝐭ë𝐬 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐩ë𝐫 𝐧𝐣ë 𝐬𝐞𝐳𝐨𝐧 𝐭𝐣𝐞𝐭ë𝐫 𝐦𝐞 𝐟𝐮𝐭𝐛𝐨𝐥𝐥𝐢𝐬𝐭𝐢𝐧 𝐄𝐬𝐚𝐭 𝐌𝐚𝐥𝐚”, shkruante sot klubi shkodran në një njoftim në rrjetet sociale, duke zyrtarizuar kësisoj vendimin që kishin marrë palët për të vazhduar bashkëpunimin mes tyre,

Kësisoj, Mala do të jetë një tjetër element i rëndësishëm nën urdhrat e trajnerit Brdariç për sezonin e ri, ku shkodranët hyjnë me synimin për të ndërtuar një skuadër pretendente për titullin.

Egnatia:

Transferimi i parë i rrogozhinasve vjen nga Azerbajxhani. Qëndermbrojtësi Zamig Alijev priu merakton e kampionëve teksa më parë ka luajtur me Araz-Nakhçivan në Premier Ligën azere.

I dyti një emër i njohur i futbollit shqiptar. Ai është Regi Lushkja me kavajasin që ka firmosur për 3 vite.

Ndërkohë sulmuesi nga Bregu i Fildishtë Soumaila Bakajoko pritet të zyrtarizohet si afrimi më i ri i kampionëve të Shqipërisë. Ai është 22 vjeç dhe ka luajtur me Ksamaks në Zvicër. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!