Darvin Njunjez, zyrtarisht ‘The Reds’

Vlera e shpenzuar nga anglezët për goleadorin uruguajan është 100 milion euro. Do mbajë numrin 27.

22 vjeçari nga Uruguaji deri dje pjesë e Benfikës në Portugali ka firmosur një kontratë 5 vjeçare me The Reds të Jurgen Klop. Sulmuesi ia del të vishet me uniformën e kuqe për një pagë 6 milion neto në sezon. Ai ka shënuar këtë edicion 26 gola me shqiponjat e Benfikës.

Faqja zyrtare e “The Reds” ka publikuar një video ku njoftohet transferimi i sulmuesit më të shrenjtë në historinë e klubit.

Pasi ka kaluar kontrollet mjekësore, sulmuesi uruguaian ka nënshkruar një kontratë afatgjatë me të kuqtë. Në arkat e Benfikës 100 milionë euro: 80 pjesë fikse plus 20 bonuse.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!