Sot takimi vendimtar për Inter-Dibala

Bashkë me ish lojtarin bardhezi Interi në pak ditë pret të zyrtarizojë dhe Kristjan Asllanin

Inter-Dibala, një tjetër hap drejt nënshkrimit. Sot është planifikuar një kontakt i ri mes drejtuesve të zikaltër dhe agjentit të Joya-s, Horge Antun, në përpjekje për të përcaktuar marrëveshjen ekonomike.

Interi i ofroi sulmuesit argjentinas një kontratë katërvjeçare me vlerë 6 milionë neto pjesë fikse plus bonuse për të arritur shtatë. Bonusi i kontratës dhe dhënia e nënshkrimit do të përcaktohetnë vijim.

Sipas emdiave italiane takimi final i palëve do të zhvillohet të mërkurën. Më pas firma dhe prezantimi zyrtar i argjentinasit me tu kthyer nga Miami.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!