Cucin afrimi i parë i Laçit

Pjesë e Partizanit të Beogradit, Vojvodinës, Spartak Suboticës dhe Indijës, Luka Cucin mbërrin te Laçi në Superiore duke përshkuar kampionatin boshnjak.

Mbrojtësi i linjës së djathtë vjen nga Borac skuadër boshnjake dhe duket se do të zëvëndësojë malazezin Marko Roganoviç i cili me gjasë do jetë i larguari i radhës te kurbinasit.

Në fakt mbrojtësi në fillimet e tij te Partizani i Beogradit, është dashur të vuajë një dëmtim në këmbën e majtë ndërsa për afro tre muaj ka qëndruar larg fushave.

Kurbinasit sikundër Partizani, Kukësi, Teuta e Vllaznia, kanë treguar se janë klube të elitës të cilat kanë larguar shumë nga titullarët e edicionit të kaluar. Duke vështirësuar goxha konturimet e reja në ‘rozë’.

Për më tepër që nesër si Laçi ashtu dhe Partizani por dhe Vllaznia pasnesër do të njohin shortin e CL./Sportiim.al/

Immagine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!