Reja: Të mos të humbin besimin

Trajneri i Shqipërisë Edi Reja i shoqëruar nga Elseid Hysaj, foli sot për mediat. Në një situatë teksa pas dështimit të madh me Izraelin në B2 në 10 qershor (1-2) u larguan plot 11 titullarë.

Para Estonisë në testin e nerërm në program në Arenën Kombëtare 76 vjeçari tha:

“Kam lojtarë konkurrues për nesër dhe që kanë vlerë, kur luan në kombëtare nuk ekziston miqësorja sepse pritshmëritë janë të larta dhe duhen lojtarë me stimuj.

Ndaj duhet të luajnë ata që janë aktivizuar më pak dhe jam i bindur se do të paraqiten mirë pavarësisht se është miqësore. Duhet të bëjmë një paraqitje me intensitet të lartë, të paktën këto janë pritshmëritë tona.

E nisëm ndeshjen siç duhej, ndonjëherë humbasim ekuilibrat si në golin e parë ku i dhuruam avantazh kundërshtarit. Duhet të përdorim më shumë mendjen dhe të provojmë t’i korrigjojmë këto. Duhet të vlerësojmë kë kemi përballë dhe të njohim kohën e ndeshjes. Këtë duhet ta përmirësojmë, ne reaguam mirë dhe ne ishim prezentë”.

“Pas golit nuk mund të humbasësh përqëndrimin dhe pasi pësojmë nuk mund të humbasim humorin në fushë. Nuk jemi të vdekur sepse kemi edhe dy ndeshje dhe në Izrael duhet të shkojmë dhe të tregojmë forcën tonë.

Kemi edhe Islandën në shtëpi, por duhet të besojmë sepse nuk mund të humbasin besimin pasi pësojmë gol. Edhe një rezultat 2-0 mund të kthehet dhe këtë aspekt duhet ta përmirësojmë, sepse mos të reagojmë është papranueshme”.

“Ndaj Estonisë më intereson paraqitja dhe do të doja të shihja një ndeshje të bukur, do të ketë ndryshime në formacion. Nesër në mëngjes do të bëj një vlerësim përfundimtar, kemi lojtarë të rinj si Vrioni, Çokaj, Mersinaj apo Muçolli.

Por, janë lojtarë që e njohin grupin dhe kanë eksperiencë. Veseli dhe Lenjani kanë qenë më dhimbje grykësh, shpresoj t’i rikuperoj. Hysajn mund ta lija pushim, por duke parë situatën, ndoshta më duhet ta aktivizoj. Ai është mësuar të sakrifikoj dhe nuk e ka problem”,- Reja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!