Shqipëria U21 mbyll e parafundit

Kualifikuese Euro 2023: Shqipëri 1-1 Kosovë (Bebeziqi 95’/ Krasniqi 32′)

Shqipëria U-21 ndjek Kombëtaren A duke u shfaqur mjaft e dobët në ndeshjen e sotme ndaj Kosovës U21 në Elbasan Arena. Pas këtij tkimi, i fundit për fushatën Euro 2023 Shqipëria mbyll në vendin e 5-të të grupit duke lënë pas vetëm Andorrën.

Ekipi i sotëm drejtuar nga Alban Bushi arriti ta gjejë golin e barazimit vetëm në sekondat e fundit të takimit me anë të Bebeziqit duke i shpëtuar “nderin” stafit dhe vetë skuadrës së moshave. Për dardanët shënoi Krasniqi në pjesën e parë.

Formacionet startuese:

Shqipëria U21: Puja, Marku, Selmani, Kalaj, Mitaj, Ismailgeci, Çelhanka, Kraja, Rrapaj, Muçi, Karrica

Trajner: Alban Bushi

Kosova U21: Nreca, Hoti, Zumberi, Sadriu, Aliu, Krasniqi, Zyba, Krasniqi, Zeqiri, Veliu Zabergja

Trajner: Albert Bunjaki

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!