Shqipëria nis rrugëtimin ‘europian’ nga Rejkjaviku

Shqipëria nis nesër zyrtarisht edicionin e tretë të Ligës së Kombëve ndërsa në 20:45 do të luajë aktin e parë në Rejkjavik ndaj Islandës vendase.

Pjesë e Grupit 2 të Ligës B, kuqezinjtë pas përjashtimit të Rusisë nga UEFA, pritet të shfaqen në “Laugardalsvöllur” më të karikuar se kurrë.

Ky grup me Islandën dhe Izraelin kthehet në një destinacion ekstra për të shkuar në fazën play off të europianit ndërsa vendi i parë siguron edhe kalimin në vazon e dytë të kualifikuesëve.

Çka do të thotë, se në shortin e ardhshëm, Shqipëria mund të ketë vetëm një kombëtare të madhe në grup. Pa llogaritur këtu faktin se në Euro 2024 në Gjermani shkojnë 4 bileta nga Liga e Kombëve.

Ndërkaq të hënën ndaj Islandës, Edi Reja do të duhet të bëjë pa sulmuesit Myrto Uzuni (dëmtim) e Armando Broja (post COVID 19).

Sakaq, dje pas afro 5 orë 30 minutave fluturim, i gjithë delegacioni kuqezi është akomoduar në Rejkjavik. Në mbrëmje skuadra ka kryer një seancë të lehtë stërvitore. Sot pritet konferenca zyrtare e Rejës dhe një seancë e shkurtër përgatitore./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!