Italia e rinuar ndal Gjermaninë

Ndeshje spektakolare në Dall’Ara të Bolonjës ndërmjet Italisë dhe Gjermanisë për Grupin 3 të Ligës A. Merita i shkon skuadrës axurre e cila pa shumë senatorë në ‘rozë’, ia doli të zhvillojë një takim dinjitoz ndaj gjermanëve të Hansi Flik.

Fillimisht Italia përpara me Lorenco Pelegrinin në të 70′ dhe më pas barazimi i shpejtë i miqëve me Kimish në të 73′.

Ndërkohë panorama e mbrëmjes u mbyll me fitoren 4-0 të Turqisë ndaj Ishujve Faroe dhe Malit të Zi 2-0 ndaj Rumanisë.

Shifrat e plota të ditës së sotme të Nations League:

Liga A:

Hungari- Angli 1-0

Itali- Gjermani 1-1

Liga B:

Armeni-Irlandë 1-0

Finlandë- Bosnje&Hercegovinë 1-1

Mal i Zi- Rumani 2-0

Liga C:

Lituani- Luksemburg 0-2

Turqi- Ishujt Faroe 4-0 /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!