Duka në ‘sulm’: Mos kaloni limitet

“Mos tejkaloni ҫdo limit! Nuk kam as kohë e as zakon që t’i përgjigjem gazetave, portaleve apo individëve që shajnë e baltosin për qëllimet e tyre, politike, personale apo gjobvënëse. Por këtë e shkruaj për opinionin publik, ju miqtë e mi e pjesëtar të komunitetit të futbollit.

Qëndrimet e mija publike për ҫdo lojtar, trajner e specialist futbolli kanë qënë gjithmonë vlerësuese dhe falenderuese. Të njëjtën gjë kam bërë dhe në një intervistë për Calciomercato për Igli Taren. Intervistë që baltosësit mediatik të Panorama Sport, duan ta përdorin si provokim. Ligësia dhe balta e një gazete që quan skandal ndërtimin e ҫdo fushe, quan skandal edhe dhënien e topave apo uniformave për fëmijët e futbollit, tani ka arritur në nivele ekstreme turpi duke synuar përҫarjen e komunitetit të futbollit.

Unë e kam vlerësuar vazhdimisht punën e Iglit, ashtu si edhe në këtë intervistë, ku jam shprehur se është një nga shqiptarët më të sukseshëm në futboll. I kam theksuar gazetarit italian Francesco Lucca se Igli Tare mund të kthehet dhe ta ndihmojë futbollin shqiptar si trajner, menaxher apo drejtues.

Ku është provokimi këtu? Uroj shumë që një ditë nga 365 që ka viti, të shkruajnë si gazetarë të vërtetë dhe jo me urdhëra të pronarit. Nuk shitet gazeta duke nxitur përcarje, duke etiketuar me fjalën skandal ҫdo arritje e sukses që shoqëron futbollin në vendin tonë sipas porosive të “biznesmenëve” të mllefosur.”,shkruan Duka në Facebook.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!