Josa në konferencë para finales…

Mirel Josa i shoqëruar nga kapiteni Erdenis Gurishta doli sot para mediave për të folur lidhur me finalen e Kupës së Shqipërisë në pogram në 31 maj në Air Albania me Laçin…

Sfidë e shumëpritur finalja

“Është një detyrim që kemi ne karshi klubit, pavarësisht se deri vonë kam qënë trajner i skuadrës kundësrshtare që ne luajmë nesër. Situatat në futboll kështu janë, siç na duhet ne i duhet dhe rivalit. Një ndeshje finale dhe për klubin, për lojtarët dhe ne si staf, është një trofe më tepër. Megjithëse për mua ska shumë rëndësi si trofe individual, për mua duhet të plotësohen objektivat që ka klubi. Që në këtë moment jemi jashtë”

Shansi i fundit për europën…

“Kemi punuar gjatë gjithë kohës për të qenë gati në këtë ndeshje. Pavarësisht se e kmi patur mendjen dhe te ndeshjet e tjera të fundit të kampionatit. Nuk kemi mbajtur rezerva për finalen. I kemi marrë takimet një e nga një. Tani jemi në finale dhe kjo merr rëndësi për futbollistët dhe kolektivin aty ku fus të gjitha hallkat e Vllaznisë. Drejtuesit, financuesit, lojtarër dhe ne si staf.

Keni drejtuar Laçin, i keni analizuar?

” I analizoj vetë skuadrat përballë, pastaj dhe me lojtarët permendim detaje të ndryshme por m intereson më shumë gjendja e skuadrës time dhe sa do të jemi në gjendje të përballojmë laçin që për mua e ka treguar se është një skuadër shumë solide dhe me cilësi. Jo vetëm laçin por të gjitha skuadrat duhet ti vlerësojmë me këtë mënyrë

Çfarë duhet të bëjë më shumë Vllaznia?

Thashë e kam drejtuar Laçin dhe e kam vlerësuar si skuadër por kur bëhët ndërrim trajnerësh dua që idetë e mia ti bashkangjitën lojtarëve e të vijojmë punën për me kap rezultate.

Presioni mbi Vllazninë?

“Nuk besoj se ka presion. Futbollitët duhet të futen në fushë për me fitu ndeshjen. Duhet të punojmë në fushë për ta fitu takimin. Janë tre rezultate në lojë. Madje tani janë dy. O fito o humb”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!