Duro para finales: Kam grupin e plotë, sfidë e balancuar

Tekniku për Sportiim.al: “Në start i kam konsideruar Laçin dhe Vllazninë rivale të denja për titullin kampion. Tani në një finale Kupe. Është 50%-50%.

Shpëtim Duro ka gati Laçin e tij për finalen e madhe të Kupës së Shqipërisë. Ndaj Vllaznisë, për edicionin e 70-të të Kupës në ‘Air Albania Stadium’, Laçi pritet të jetë i gjithi i karikuar për të rrembyer trofeun e dytë më të rëndësishëm në vend.

Trajneri kryeqytetas ndër më cilësorët në fushën e trajningut në Shqipëri ndërsa u rikthye te bardhezinjtë me 9-të prill 2022, pikërisht ndaj Vllaznisë në ‘Loro Boriçi’ (0-0), vlerëson rivalin dhe shprehet se finalja do të jetë 50-50.

Mister, si vjen Laçi në këtë finale ndaj Vllaznisë?

“Skuadra vjen me optimizëm, duke patur parasysh faktin që kemi arritur objektivin historik për Laçin si nënkampion i vendit 4-5 javë përpara fundit të kampionatit. Skuadra deri sot është tërësisht e plotë. Javët e fundit në kampionat kemi bërë rrotacion, për të patur dhe rekuperimin e duhur.”

Vllaznia?

‘Vllaznia është klub me traditë, me histori. Unë kam patur konsideratë edhe këtë kampionat pasi në fillim Vllazninë dhe Laçin i kam konsideruar pretendentë numër një për titullin kampion.

Finalet i vendosin cilësitë, taktika…?

“Vazhdimisht finalet janë të paparashikueshme. Edhe nesër nuk ka favoritë. Aq më tepër që përballen dy skudra që sipas mendimit tim janë në një nivel, nuk kanë shumë diferenca”.

Homologu juaj u hpreh për mediat se “Laçi është skuadër e fortë dhe cilësore”. Ju një konsideratë për Vllazninë?

“E përsëris. Edhe unë kam konsideratë dhe respekt për organikën e skuadrës së Vllaznisë. Një klub që të imponon respekt maksimal”./Ekskluzive; Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!