Laçi-Vllaznia, finalja në shifra…

Federata Shqiptare e Futbollit me një organizim ekstra për finalen e 31 majit në Arenën Kombëtare

Përgatiti: Erga Kenga

Finalja e Kupës së Shqipërisë edicioni i 70-të, do të zhvillohet si asnjëherë më parë mes Laçit dhe Vllaznisë në kryeqytetin shqiptar, Tiranë. Dy skuadrat veriore në një duel me pritshmëri shumë të lartë. Për nga interesimi në shkallë dhe cilësia në fushë…

Programuar për t’u luajtur në ‘Air Albania Stadium’, pikërisht të martën e 31 majit me fillim orën 19:00, dy klubet vijnë me formacionet ideale dhe një sërë risish respektive…

Laçi siguroi finalen teksa në gjysmëfinale kaloi 1-2 dhe 1-1 Teutën e Durrësit. Në anën tjetër Vllaznia, fituesja në fuqi e Kupës së 69-të, eleminoi në dy takime Partizanin e Tiranës 0-0 dhe 1-1 (5-4 pas penalltive).

Bardhezinjtë e presidentit Pashk Laska dhe të trajnerit Shpëtim Duro e kanë fituar trofeun e dytë më të rëndësishëm në futbollin shqiptar në dy raste (2013, 2015).

Më tej shkodranët e Alban Xhaferit president dhe Mirel Josës trajner, numërojnë 7 trofe. I fundit, edicionin e kaluar në finalen me Skënderbeun (1-0).

Fituesit në 69 edicione:

2021-22 ?

2020-21: VLLAZNIA– Skënderbeu 1-0

2019-20: TEUTA– Tirana 2-0

2018-19: KUKESI – Tirana 2-1

2017-18: SKËNDERBEU – Laçi 1-0

2016-17: TIRANA – Skënderbeu 3-1 (120’)

2015-16: KUKËSI – Laçi 1-1 (5-3p)

2014-15: Kukësi – LAÇi 1-2

2013-14: FLAMURTARI – Kukësi 1-0

2012-13: LAÇI – Bylis 0-0, 1-0 (120’)

2011-12: TIRANA – Skënderbeu 0-0, 1-0 (120’)

2010-11: TIRANA – Dinamo 1-1 (4-3p)

2009-10: BESA – Vllaznia 1-1, 2-1 (120’)

2008-09: FLAMURTARI – Tirana 2-1

2007-08: VLLAZNIA -Tirana 2-0 

2006-07: BESA – Teuta 3-2

2005-06: TIRANA – Vllaznia 1-0

2004-05: TEUTA – Tirana 0-0 (6-5p)

2003-04: PARTIZANI – Dinamo 1-0

2002-03: DINAMO – Teuta 1-0

2001-02: TIRANA – Dinamo 1-0

2000-01: TIRANA – Teuta 5-0 

99-2000: TEUTA – Lushnja 0-0 (5-4p) 

1998-99: TIRANA – Vllaznia 0-0 (3-0p)

1997-98: APOLONIA – Lushnja 1-0

1996-97: PARTIZANI – Flamurtari 2-2 (4-3p)

1995-96: TIRANA – Flamurtari 1-1 (4-3p)

1994-95: TEUTA – Tirana 0-0 (4-3p)

1993-94: Teuta – TIRANA 0-0, 0-1

1992-93: PARTIZANI – Albpetrol 1-0

1991-92: ELBASANI – Besa 2-1 

1990-91: PARTIZANI – Flamurtari 1-1 (4-3p)

1989-90: DINAMO – Flamurtari 1-1 (4-2p) 

1988-89: DINAMO – Partizani 0-0, 3-1 (120’)

1987-88: FLAMURTARI – Partizani 1-0

1986-87: VLLAZNIA – Flamurtari 3-0, 1-3 

1985-86: 17 NËNTORI – Vllaznia 3-1 

1984-85: FLAMURTARI – Partizani 2-1

1983-84: 17 NËNTORI – Flamurtari 2-1

1982-83: 17 NËNTORI – Flamurtari 1-0

1981-82: 17 Nëntori – DINAMO 3-2, 0-1

1980-81: Besa – VLLAZNIA 2-1, 1-5

1979-80: Labinoti – PARTIZANI 1-1, 0-1

1978-79: Dinamo – VLLAZNIA 1-1, 1-2 (120’)

1977-78: DINAMO – Traktori 1-0, 0-0

1976-77: Dinamo – 17 NËNTORI 2-1, 1-2 (7-8 p)

1975-76: 17 NËNTORI – Skënderbeu  3-1, 1-0

1974-75: Lokomotiva – LABINOTI  0-1, 0-1 

1973-74: DINAMO – Partizani 1-0

1972-73: PARTIZANI – Dinamo 1-0

1971-72: Besa – VLLAZNIA 2-0, 0-2 (3-5 p)

1970-71: DINAMO – Besa 2-0  

1969-70: PARTIZANI – Vllaznia 4-0, 0-1

1969           –                                                      

1968: PARTIZANI – Vllaznia 4-1 

1966-67              –

1965-66: Vllaznia – PARTIZANI 1-2, 3-4

1964-65: VLLAZNIA – Skënderbeu 1-0 

1963-64: PARTIZANI – Tomori  3-0

1962-63: 17 NËNTORI – Besa 2-3, 1-0 (5-3p)

1962           –                                                      

1961: Besa – PARTIZANI 0-1, 1-1

1960: Flamurtari – DINAMO 0-1, 0-1

1959           –                                                      

1958: PARTIZANI – Skënderbeu 4-0 

1957: PARTIZANI – Puna Durrës 2-0

1956           –                                                      

1955           –                                                      

1954: DINAMO – Partizani 2-1

1953: DINAMO – Partizani 2-0

1952: DINAMO – Puna Tiranë 4-1

1951: DINAMO – Partizani 3-2

1950: DINAMO – Partizani 2-1

1949: PARTIZANI – Tirana  1-0

1948: PARTIZANI -17 Nëntori 5-2

1938-39: SK TIRANA /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!