Flet Nimani, goleadori europian i bardhezinjëve

Me fanellën e Laçit në Europë i shënoi Dniper Mogiliev (2010), Diferdanzhë (2013) dhe Zorias (2014). Nimani goleadori europian i bardhezinjëve

Shkodrani Valdano Nimani, ish futbollisti sulmues i Laçit dhe Vllaznisë në vitet 2010-2018-të i tha Sportiim.al’ se finalja Vllaznia- Laçi e ka dyzuar në mendime. Në aspektin e të bërit tifo. “E gjithë shpia ime si shkodranë që jemi bën tifo për Vllazninë. Unë jam në mes…”, thotë ish sulmuesi.

Valdano, ja te u takuam për një pronocim sportiv, e dini besoj për çfarë flasim…

Po. Përpara nesh është një finale e madhe mes Vllaznisë dhe Laçit e cila do luhet nesër në Arenën Kombëtare.

Vllaznia apo Laçi, kush fiton dhe për kë bën tifo Nimani?

“Jam përpara një trendafili me ‘gjemba’. E vështirë të japësh një mendim të prerë se për kë rreh zemra ime. Jam shkodran dhe kam luajtur me Vllazninë por nga ana tjetër me Laçin kam historinë më të lumtur në karrierë. Do jem i lumtur kushdo që të ngrejë lart trofeun. Po aq i dëshpëruar për skuadrën e medaljeve të argjendëta. Skuadrat janë plot cilësi”.

E dini se jeni ende golashënuesi më i mirë i Laçit në arenën ndërkombëtare?

“Në fakt, kemi kaluar momente të shkëlqyera me Laçin. Fituam Kupë e Superkupë e u shfaqem denjësisht në Europë. Di që kam shënuar tre gola tri skuadrave kontinentale”.

Angazhimi post futbollit të luajtur?

“Nuk i ndahem sportit. Paralelisht jam mësues fiskulture te gjimnazi ‘Hydajet Lezha”.

Nesër?

“E sigurtë. Në tribunën e ‘Air Albania Stadium’. Uroj të zhvillohet një finale e denjë dhe fitoftë më i miri”./Intervistoi: Isuf Myrtaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!