Duka uron tri skuadrat fituese në Kosovë dhe në MV

Shkupi në Maqedoni të Veriut dhe Ballkani në Superligën e Kosovës fituan respektivisht titujt kampion të këtij sezoni 2021-22.

Një Kupë e fituar nga Llapi ndaj Dritës plotëson trion e skuadrave shqiptare tej kufinjëve të Shqipërisë zyrtare. Sot Armand Duka ka një postim URIMI për tri ekipet fituese.

Postimi:

Dua t’i shpreh përgëzimet e mija më të sinqerta 3 skuadrave që kanë fituar trofetë më të rëndësishëm të sezonit futbollistik. Ka qënë një sezon i ngarkuar me plot emocione. Ja dolët. Tani vjen dhe më e vështira. Kupat e Evropës. Duhet impejim maksimal për të nderuar të gjithë tifozët shqiptar kudo që ndodhen. Unë jam besimplotë që do të bëni paraqitje pozitive duke na bërë krenar të gjithëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!