Roma triumfon në Tiranë, Zaniolo heroi në fushë

Finale në Arenën Kombëtare Tiranë: Roma- Fejnord 1-0 (Zaniolo 32′)

Mes vuajtjeve të një mbrëmjeje spektakolare për nga organizimi dhe atë që ofroi Tirana, skuadra e Romës ka mundur Fejnordin e Roterdamit në shifra minimalë 1-0.

Për Murinjon, rekordi i radhës me tre trofetë e UEFA-s të fituar nga portugezi. Pesë finale të fituara, si askush në tre kompeticione.

Në këtë finale të kompeticionit të ri të UEFA-s, skuadra holandeze e nisi më mirë dhe e mbylli në sulm por diferencën e bëri aksioni i golit me Mançinin asistues dhe Zaniolo golashënues.

Në pjesën e dytë, Fejnord iu afrua ndjeshëm barazimit ndërsa dy herë goditi edhe shtyllën. Në fund një notë negative për anën njerëzore të Murinjos i cili nuk i dha asnjë minutë lojë shqiptarit Marash Kumbulla./Sportiim.al/

Skuadrat e nisën kështu:

Roma: Rui Patricio, Karsdorp, Mançini, Smolling, Ibanjez, Zalevski, Zaniolo, Pelegrini, Kristante, Mkitarjan, Abraham.Tr: Zhoze Murinjo

Fejnord: Bilov, Gertruida, Trauner, Senesi, Malakia, Kokçy, Aursenes, Til, Sinistera, Nelson, Desers.Tr: Arne Slot

Gjyqtarë: Istvan Kovaç, Vasil Florian Marinesku, Ovidiu Artene, Sandro Sharer (i katërt), Marko Fritz (VAR).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!