Kupa nis me dhunë, huliganët e teprojnë

Finalja e Conferencë League në program sot mes Romës dhe Fejnordit duket se ka nisur që dje. Kësaj radhe në rrugët dhe baret e kryeqytetit i cili sot pritet të mbipopullohet si kurrë më parë.

Në fakt duhet preçizuar pasi ata që kanë nisur dhunën ishin huliganët holandezë.

Raporte mediatike shprehen se nga dhuna e tifozëve holandezë janë dëmtuar 2 tifozë italianë dhe 7-të policë njëri në gjëndjekritike. Por dhe një shqiptar ende rëndë. Rrëmuja ka figuruar e madhe ndërsa mësohet se ka patur edhe të ndaluar.

Në Komisariatin nr: 3 në Tiranë janë shoqëruar disa tifozë të cilët dyshohet se janë përfshirë në akte dhune në rrugët e dhe baret e Tiranës.

Ndërkohë që policia me forca të shtuara, ndodhet në terren për të mbajtur nën kontroll situatën dhe për të shmangur përshkallëzimin e situatës. Sot puna pritet të jetë dyfish më e vështirë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!