Haland, pritet zyrtarizimi te Siti

Erling Haland gati të nisë aventurën e re. Pas Molde, salsburg dhe Dortmund futbollisti norvegjez ka gati zgjidhjen e re.

Sipas The Athletic, gjithçka është mbyllur mes Mançester Sitit dhe Erling Haland. Sulmuesi norvegjez do të largohet përfundimisht nga Borusia Dortmund me njoftimin zyrtar që pritet të vijë që në fillim të javës së ardhshme.

Qytetarët do të paguajnë të plotë klauzolën e parashikuar në kontratën e lojtarit të lindur në vitin 2000 dhe që shkon në 75 milionë euro. Për sulmuesin shtatlartë ka patur interes nga shumë skuadra të mëdha . mes tyre dhe Real Madrid e Barça./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!