Poçetino në ikje, Lëv në listën e PSG-së

Gjatë shkurtit u fol për një kalim të gjermanit te pankina e Fenerbahçes në Turqi. Nga e diela flitet për një trajktore drejt Parisit.

Nuk ka mjaftuar titulli kampion në Ligue 1 të Francës. Mauricio Poçetino do të largohet nga drejtimi i Paris Saint-Germain në fund të sezonit dhe në listën e Naser al-Kelaifi janë disa emra për të zëvendësuar trajnerin argjentinas.

Sipas raportimëve periodike, Zinedin Zidan është favorit i madh për tu ulur te pankina e skuadrës së mbushur me ‘yje’ teksa pavarësisht mohimeve të herë pas herëshme, pista që të çon te Antonio Konte është ende ekzistuese.

Por ajo që ka pak orë e që po tundon mediatikisht, në listë, ka një emër të ri dhe sikundër Zidan e Konte figuron fitues. ‘Goal’ në Francë, flet për një kandidat të tretë serioz dhe bëhët fjalë për gjermanin 62 vjeçar Joakim Lëv.

Ish-trajneri i Gjermanisë nuk ka drejtuar asnjë klub që nga viti 2004 (Austria Vjenë). Trajneri përfundoi mandatin e tij të gjatë me përfaqësuesën gjermane fill pas dështimit në Kampionatit Europian. Më herët Lëv, pati fituar fitoi Kupën e Botës 2014 dhe Kupën e Konfederatave në 2017.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!