Tre javët e fundit luhen në një orë, të gjitha me VAR
Kampionati “Abissnet Superiore” ka nisur sprintin final drejt finishit, ku do të përcaktohen edhe verdiktet e këtij sezoni. Tashmë kanë mbetur edhe katër javët e fundit për t’u luajtur, duke nisur që në mesjavë me ndeshjet e javës së 32-të.
Ndërkaq, Departamenti i Garave në FSHF ka përcaktuar edhe kalendarin me oraret e sfidave që do të luhen nga java e 32-të e deri në javën e 36-të.
Sfidat e tre javëve të fundit do të luhen të gjitha në të të njëjtën ditë dhe do të nisin në të njëjtën orë. Departamenti i Garave në FSHF bën me dije se janë marrë të gjitha masat që të sfidat e javëvë të fundit të kenë asistencën e sistemit VAR.
Më poshtë, edhe kalendari i ndeshjeve të kampionatit “Abissnet Superiore” nga java e 32-të e deri në javën e 36-të.