Shuhet Mino Raiola, agjenti i madh i lojtarëve…

Bota e futbollit është në zi. Mino Raiola, agjent i disa prej futbollistëve më të mirë në botë dhe një nga mbretërit e njohur të tregut të transfertave, vdiq sot në Monte Carlo.

I sëmurë për disa muaj, ai ishte operuar urgjentisht në ‘San Raffaele’ në Milano, por nuk ishte shëruar kurrë plotësisht. I lindur në Nocera Inferiore më 4 nëntor 1967, ai ishte formuar si prokuror në Holandë, ku kishte filluar të merrej me drejtimin e disa futbollistëve dhe kishte arritur të bënte emër në Itali falë ndërmjetësimit të tij në transferime si Michel Kreek, Marciano Vink dhe Pavel Nedved.

Ai ka qenë protagonist i shumë operacioneve milionerësh duke filluar nga kalimi i Ibrahimoviç nga Interi te Barcelona në 2009 tek ai i Mario Balotelit te Mançester Siti, Paul Pogba fillimisht te Juventusi dhe më pas te Mançester Junajtid dhesë fundi deri te kalimi i Haland nga Salsburg te Borusia Dortmund dhe të De Ligt nga Ajaks te Juventusi.

Në vitin 2020, Forbes e kishte vendosur Raiolën të katërtin në botë në mesin e avokatëve me një xhiro prej 84.7 milionë dollarësh duke mbyllur marrëveshje për 847.7 milionë dollarë.

Agjenti i FIFA-s pati themeluar kompaninë “Sportman”, me qendër në Montekarlo. Aty ku dhe mbylli sytë sot këtë paradite të 28 prillit 2022.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!